Italianët sulm në Durrës me 10 nëndetëse, në 8 prill hynë në Tiranë

8 aprile 2013 Shqiperi  Asnje koment

italianetFlet veterani i Luftës, Sherbet Karuli, ish-zv.komandanti i Mbrojtjes Bregdetare: Rezistenca e 7 Prillit ‘39. Si u zgjerua Lëvizja me krijimin e Frontit Antifashist. Në shtator ‘43 italianët nga pushtues u bashkuan me Ushtrinë NÇL 

Agresioni fashist ndaj Shqipërisë, nisi në një atmosferë të rënduar politike e ushtarake, pikërisht kur boshti Romë-Berlin-Tokio po shkonte me shpejtësi drejt Luftës së II Botërore...

Lexo me shume

Edi Rama emigrantëve në Milano: “Pas 23 qershorit do të votoni aty ku jetoni” .

3 aprile 2013 Itali  Asnje koment

rama-milano2“Pa kontributin financiar të emigrantëve Shqipëria nuk do kishte mbijetuar dot” thotë Rama që pasi u kërkon emigrantëve të shkojnë të votojnë në Shqipëri më 23 qershor u premton se më pas PS do të bëjë të mundur që emigrantët të kenë të drejtën ta shprehin vullnetin e tij përmes votës atje ku jetojnë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, kandidati për deputet Parid Cara si dhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka zhvilluar të shtunën më 30 mars një takim me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Milano...

Lexo me shume

Elhaida Dani, uragan në “The voice of Italy” (Video)

29 marzo 2013 Itali  Asnje koment

elhaida-dani Elhaida Dani, 19 vjeç e vjen nga Shqipëria drejt e në The voice of Italy ku meriton vlerësimet më të larta të jurisë: “Forcë e natyrës”, Uragan” “Fantastike”

Me një performancë të shkëlqyer, me një këngë të vështirë si “Mama knows best” të Jessie J, ajo ka mahnitur anëtarët e jurisë e gjithë publikun. Anëtarët e jurisë Raffaella Carrà, Piero Pelù, Noemi e Riccardo Cocciante, kanë kërkuar të gjithë ta kenë në grupin e vet por Elhaida Dani ka zgjedhur Cocciante. “Jam shumë i kënaqur” thotë Cocciante ndërsa Carrà e përgëzon “Ke marrë një bombë”.

Elhaida ka nisur të këndojë që kur ishte vetëm 6 vjeçe...

Lexo me shume

Misteri i dy të humburve

28 marzo 2013 Itali  Asnje koment

Kanë kaluar gati dy javë nga zhdukja pa lënë gjurmë, e gjeometrit Vittorio Danese dhe një miku të tij shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. 
Guardia-Costiera-motovedetta
Dy personat janë nisur nga Brindisi drejt Vlorës, me një barkë të vogël të tipit Thompson 34, rreth dhjetë metra të gjatë. Sipas kontratës së marrjes me qira të barkës, dy personat duhet të ktheheshin në Brindisi më datën 18 mars.

Pasi gruaja e 41-vjeçarit italian ka paraqitur padi për zhdukjen e tij, kanë filluar kontrollet e para si nga Kapiteneria e portit, ashtu edhe nga Policia. Është vërtetuar se telefonat celularë kanë dhënë sinjal për herë të fundit nga deti, pikërisht në rrugën detare drejt Shqipërisë.

Pak ditë më parë, forcat e rendit u mobilizuan, sepse në bregdet u zbulua ...

Lexo me shume

Fëmijët e emigrantëve, procedurat për të vazhduar studimet e larta

27 marzo 2013 Shqiperi  Asnje koment

Sqarimet e Shefit të Arsimit Parauniversitar, në MASH, Fatmir Vejsiu, për integrimin e maturantëve që vijnë nga Italia dhe Greqia, të cilët do t’i nënshtrohen provimeve të matures 

mash.gov.alFluksi i emigrantëve të sapokthyer në atdhe duhet të përballet edhe me problemet e studimeve të fëmijëve, që duhet të ndjekin në vend. Këtë vit akademik sistemi arsimor është përballur me një numër të lartë të kthyerish nga emigrimi, por më problematike është vazhdimi i studimeve të larta në vend, i cili kërkon ekuivalentimin e diplomës dhe njohjen e mirë të gjuhës shqipe për të vazhduar studimet e larta...

Lexo me shume

Sono stranieri più del 10% degli occupati in Italia

27 marzo 2013 Itali  Asnje koment

pune Nel  terzo trimestre 2012 i lavoratori stranieri occupati in Italia erano 2,357 milioni di cui 783 mila di nazionalità U.E. e 1,574 milioni  di origine extracomunitaria,  pari complessivamente al 10,2% degli occupati. Rispetto al terzo trimestre del 2011 l’occupazione straniera è aumentata di 81 mila unità (+3,5%) con una crescita di 37 mila lavoratori di provenienza U.E. (+4,9%) e 44 mila extra UE (+2,8%).

È quanto si legge nel Rapporto semestrale sull’andamento del mercato del lavoro degli immigrati in Italia presentato stamattina a Roma dalla Direzione Generale dell’Immigrazione e delle Politiche di Integrazione del Ministero del Lavoro...

Lexo me shume

Gazsjellësi TAP, Kuvendi miraton të hënën marrëveshjen

24 marzo 2013 Shqiperi  Asnje koment

gaziKuvendi i Shqipërisë pritet që ditën e hënë të miratojë marrëveshjen për gazsjellësin TAP, mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.

Ekspertët thonë se projekti për gazsjellësin TAP, do të sjellë një ulje të kostos për shqiptarët, të cilët përdorin sot për ngrohje gazin. Ai përbën gjithashtu edhe një nivel tjetër të lartë të marrëdhënieve ekonomike me dy vendet e tjera, Greqinë dhe Italinë.

Më 16 shkurt të këtij viti, Shqipëria, Greqia dhe Italia, firmosën në Athinë marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinastro, ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos dhe ministri për Zhvillim Ekonomik i Italisë, Corrado Passera.

Ministri Haxhinastro, e cilësoi marrëv...

Lexo me shume

Punonjësit sezonalë. Kërkesat online nga 26 marsi

24 marzo 2013 Itali  Asnje koment

traktorËshtë thuajse e sigurt: të martën më 26 mars do të nisë paraqitja e kërkesave të punësimit për punonjësit sezonalë. Parashikohet që dekreti të botohet në Gazetën Zyrtare më 25 mars.

Pas firmës së kryeministrit dhe aprovimit në Kontrollin e Shtetit, dekreti ka mbërritur në Gazetën Zyrtare ku është vënë në kalendar për botim për të hënën dhe nga ora 8.00 e të nesërmes, punëdhënësit do të mund të nisin kërkesat telematikisht kërkesat parme faqes internet nullaostalavoro.interno.it.

Ndërkaq mund të përpilohen kërkesat online. Për të paraqitur kërkesën ka kohë deri më 31 dhjetor 2013 dhe vështirë që kuotat në dispozicion të mbarojnë. Por kush ka nevojë tani për një punonjës bën mirë të nxitojë, sepse kalojnë disa muaj para se ky të vijë në Itali...

Lexo me shume

Fitorja e Shqipërisë në mediat italiane

23 marzo 2013 Sport  Asnje koment

de_biasi Sukses i rëndësishëm i Shqipërisë me komisar teknik italianin Gianni De Biasi. Falë golit të Hamdi Salihit pas një ore lojë, kombëtarja kuqezi mund Norvegjinë dhe kapërcen në renditje pikërisht kombëtaren norvegjeze.

 Një fitore e rëndësishme që i ka lejuar Shqipërisë të mbajë hapin e Islandës fituese   në  Slloveni, dhe të arrijë kuotën e 9 pikëve në grup.

 De Biasi ka nxjerrë në fushën e lojës, mes të tjerësh, tre futbollistë që luajnë në serinë A të kampionatit italian: Canën, Bashën dhe Canin, plus Bogdanin të futur në minutat finale të ndeshjes.

Renditja e grupit E është: Zvicra 10 pikë; Islanda 9, Shqipëria 9; Norvegjia 7; Sllovenia 3; Qipro 3.

 Marrë nga tuttomercatoweb.com

Lexo me shume

Shqiptarët në Itali vetem 514 ne vitin 1980

23 marzo 2013 Itali  Asnje koment

bandieraNë një prej botimeve të Ismu-t, instituti që merret me nismat dhe studimet mbi multietnicitetin, jep një pasqyrë interesante të pranisë së të huajve në Itali që në vitet tetëdhjetë e tutje. Informacionet e para të Ministrisë së Brendshme flisnin vetëm për refugjatët, ndërsa më pas hyri në përdorim emërtimi “emigrantë me banim të rregullt”. Instituti Kombëtar i Statistikave jep informacionet e para mbi këtë pjesë të popullsisë, vetëm pas regjistrimit të vitit 1991, ndërsa të dhënat e mëparshme janë ato të refugjatëve të Ministrisë së Brendshme.

Në vitin 1980 në Itali emigrantët e rregullt ishin kryesisht jugosllavë (11 mijë), etiopianë (5 mijë), filipinë (4 mijë) dhe 3 mijë argjentinas, egjiptianë, polakë dhe indianë...

Lexo me shume